Një urë e përkohshme në periferi të Kievit ka përfunduar, kjo do të sjellë mundësinë e lidhjes midis vendeve për të shkëmbyer ndihma humanitare.
“Një urë e përkohshme në periferi të Kievit, Irpin është përfunduar, duke hapur një rrugë për ndihmë humanitare dhe rindërtimin e vendit”, tha Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov.
Ai tha se ura e përkohshme kishte përfunduar dhe mund të përballonte ngarkesën e dy kamionëve që lëviznin në të dy drejtimet.
“Kjo është e rëndësishme, duke pasur parasysh se qëllimi i saj kryesor është të krijojë një lidhje të qëndrueshme logjistike për Irpin dhe qytetet përreth, të cilat kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe materiale ndërtimi për të rindërtuar infrastrukturën,” tha ai.
Ura kryesore e Irpin u shkatërrua në ditët e para të luftës nga forcat ukrainase për të ngadalësuar përparimin e trupave ruse.
Top Channel