Fotoreporteri ukrainas: Bota mendonte se Rusia do ta pushtonte Ukrainën për 2 ditë, ja ku do të jetë lufta më e ashpër

11/04/2022 08:35

Andri, një fotoreporter ishte i ftuar në “Wake Up”, ku foli për situatën në Ukrainë duke thënë se lufta më e ashpër do të jetë në Donbask, ndaj do të shkojë atje për të parë nga afër se si forcat ukrainase përpiqen t’i rezistojnë pushtimit rus.

Ai u shpreh se askujt nuk ia merrte mendja që forcat ukrainase do të ishin kaq të forta duke nënkuptuar se e gjithë bota mendonte se pushtimi rus do të arrinte të merrte çfarë të donte brenda 2 ditësh.

Andri: Miku im mbante një jelek blu antiplumb për të treguar që është gazetar. Nëse e kanë vrarë, është krim lufte, por nuk e di nëse e kanë vrarë.

Pyetje: Sa ndikon humbja e miqve në mes të luftës për të vijuar misionin?

Andri: Kur shikon civilë dhe miq të vrarë, kur merr vesh që gazetarë janë vrarë, atëherë përpiqesh ti lajmërosh të tjerët për situatën, por nuk ka të bëjë me largimin, por duhet të jesh më i kujdesshëm dhe të mendosh më shumë si të ruash veten. Ndërkohë mundohem të shkoj në Donabas ku do të jetë lufta më e ashpër.

Bota mendonte se Rusia do ta pushtonte Ukrainën për 2 apo 3 ditë, por nuk ia doli të marrë as Mariupolin. Tani po shohim se si vendet perëndimore po mbështesin Ukrainën dhe po ofrojnë më shumë ndihmë. Mendoj që Perëndimi do ofrojë dhe më shumë dhe më pas do të vijë radha e Europës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA