Skerdi Tasi, autori i plagosjes së administratorit të shkollës private Lulzim Masha ka dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Në fotografitë e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, në një moment Skerdi Tasi shfaqet me kokëulur teksa mban disa letra në dorë.
Në dëshminë e tij të siguruar nga Top Channel, Skerdi Tasi rrëfeu se kishte ngatërruar shënjestrën kur kishte dalë për xhiro në Liqenin Artificial.
Ai rrëfen se ka pasur konflikt me një person që kishte makinën e njëjtë si Masha, ndaj nxori armën për ta qëlluar.
Pasi zbuloi se ishte person tjetër, u largua me vrap, hodhi armën në Liqen dhe mori një furgon për të udhëtuar drejt Fierit. Ngjarja ndodhi më 18 janar, rreth orës 09:40 pranë Liqenit Artificial të Tiranës.
Top Channel