EMRI/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali, po shkonte të takonte të dashurën
11/04/2022 10:00
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali që i ka marrë jetën shqiptarit të identifikuar si Lorenc Beqari, 45 vjeç.
Ai po shkonte për të takuar të dashurën e tij dhe humbi kontrollin e automjetit tip “Alfa Romeo” duke përfunduar mes pemëve dhe ferrave në Durazzano.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës në Itali.
Top Channel