Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua vendit të tij të dielën duke i quajtur ukranasit “njerëzit më të fortë në botë”.

“Ne po vijmë në fund të një jave tjetër. Lufta jonë është për lirinë, për shtetin. Një javë tjetër që Ukraina është gjallë, pavarësisht përpjekjeve të rusëve për të na shkatërruar. Ne jemi duke luftuar. Ne jemi duke u mbrojtur”, tha Zelenksy.

Presidenti ukrainas tha se Rusia e ka “humbur lidhjen me realitetin deri në atë pikë sa të na akuzojë se kemi kryer atë që padyshim kanë bërë trupat ruse”.

Ai shtoi se nga  frika e humbjes, Rusia do të vijojë me sulme të forta në lindje të Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA