Transportonte ilegalisht emigrantët në Shqipëri, arrestohet shtetasi pakistanez

10/04/2022 16:26
Foto ilustruese

Një shtetas pakistanez është arrestuar këtë të diel në Shkodër, pasi u  kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

35-vjeçari me iniciale A.M. nga Sëati i Pakistanit u kap në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, së bashku me 6 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se do t’i kalonte për në Mal të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër kundrejt pagesës, me destinacion final vendet e BE-së, njofton policia.

Ai do të hetohet për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA