Niveli i liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit ka arritur në 270 metra nga 259 metra që ishte ditët e fundit të muajit mars.

Këto shifra tregojnë se që nga dita e parë e reshjeve të shiut niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me 11 metra.

Niveli maksimal i liqenit është 296 metra. Për të arritur këtë shifër basenit më të madh i duhen edhe 26 metra.

I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut këtë të diel, por javën e ardhshme vendi ynë do të ketë më shumë orë me diell. Gjatë javës së dytë të prillit temperaturat do të prekin shifrat 23 gradë celsius.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, IGJEUM asnjë zonë nuk ka paraqet rrezik nga reshjet e dendura.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 8/13 °C në vendet e ulëta: 6/12 °C në vendet malore: 11/14 °C.

Ndërkohë janë rikthyer edhe reshjet e borës në fshatrat e Kukësit në lartësinë mbi 700 metra. Deri tani nuk raportohet për probleme. Reshjet e shiut kanë intensitet të ulët, por që temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe shoqërohen me erë të fortë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA