Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë/ Pjesëmarrja e votuesve 25% deri tani

10/04/2022 13:15

Francezët po votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale pas një fushate të lënë në hije nga pushtimi rus i Ukrainës. 

Ministria e Brendshme tha se 25.48 për qind e qytetarëve kanë votuar në mesditën e së dielës, më pak se në vitin 2017.

Nga komunistët në të majtë e deri tek kandidatët kundër imigracionit në të djathtën ekstreme, po kërkojnë të rrëzojnë presidentin aktual,  Emmanuel Macron, pasi ai kërkon të bëhet presidenti i parë francez që rifiton zgjedhjet që nga Zhak Shirak në vitin 2002.

Dy kandidatë që do të marrin më shumë vota do të kualifikohen për në raundin e dytë të zgjedhjeve më 24 prill.

Rreth 48.7 milionë francezë pritet të votojnë, edhe pse sondazhet kanë paralajmëruar se një e katërta e tyre mund të abstenojnë. Raundi i parë i zgjedhjeve pritet në orën 20:00 me orën e Parisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA