Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba e konsideron “të vështirë” idenë e vazhdimit të negociatave me Rusinë, pas sulmeve në qytetin lindor të Kramatorsk dhe mizorive të kryera në qytetin e Buchas .
“Është jashtëzakonisht e vështirë të mendosh të ulesh me njerëz që gjejnë justifikime për të gjitha këto krime lufte, që i kanë shkaktuar një dëm të madh Ukrainës”, tha Kuleba në një intervistë për NBC.
Megjithatë, ai shtoi se bisedimet me negociatorët rusë mund të shmangin një tjetër “Bucha” apo sulme të tjera në vend, prandaj “duhet menduar mundësia e negociatave”.
Të paktën 52 njerëz vdiqën të premten, mes tyre dhe fëmijë, pasi forcat ruse goditën me raketa një stacion hekurudhor në Kramatorsk, kur civilët po përpiqeshin të evakuuoheshin.
Top Channel