Emmanuel Macron, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve presdienciale në Francë, do të përballet me Marine Le Pen në raudin e dytë të zgjedhjeve.
Deri tani ai ruan një avantazh, edhe pse të ngushtë, me Le Pen dhe mund të bëhet presidenti i parë në 20 vitet e fundit që rizgjidhet për një mandat të dytë pesë vjeçar.
“Debati që do të kemi gjatë dy javëve të ardhshme do të jetë vendimtar për vendin tonë dhe Evropën”, u tha ai mbështetësve duke u kërkuar më të bindin dhe zgjedhës të tjerë të votojnë për të.
“Unë besoj tek ne të gjithë, pavarësisht prejardhjes, besimit”, theksoi Macron, i vetëdijshëm se “asgjë nuk është vendosur ende”. “Le të ecim përpara”, e mbylli Macron fjalimin e tij, që u shoqërua nga entuziazmi i të pranishmëve.
Top Channel