Exit Poll-i i parë për zgjedhjet në Francë, Macron dhe Le Pen dalin me rezultat të barabarta

10/04/2022 18:37

Exit poll-i i parë në Francë parashikon që Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen do të marrin të njëjtat vota. Sipas parashikimit të dy do të mblidhnin 24% të votave.

Jean-Luc Mélenchon, në pozitën e tretë, do të merrte 19% të votave. Ndërsa, Valérie Pécresse dhe Eric Zemmour do të mblidhnin secili nga 8%.

Në Francën rurale, ku sondazhet sugjeruan se votuesit do t’i drejtoheshin kandidatëve të ekstremit të djathtë dhe të majtë, ata kishin një pjesëmarrje më të lartë se në zonat urbane, ku presidenti Emanuel Macron konsiderohej favoriti i qartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA