Zelensky: Ukraina po kërkon ndonjë mënyrë për ta ndalur këtë luftë

09/04/2022 18:08

Boris Johnson nuk është i vetmi lider që ka takuar sot Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenksy. Më herët, presidenti zhvilloi bisedime edhe me kancelarin e Austrisë Karl Nehammer.

Kancelari vizitoi qytetin e Bucha, pranë Kievit, për të parë nga afër masakrën ndaj civilëve. Ukraina thotë se më shumë se 300 civilë u vranë nga forcat ruse në Bucha ndërsa Moska e mohon.

Zelensky tha se vendi i tij ishte “gati për negociata” me Rusinë dhe “duke kërkuar çdo mënyrë për të ndaluar këtë luftë”.

“Po shohim përgatitjet për beteja të rëndësishme, disa thonë se janë vendimtare”, duke iu referuar ofensivës së shtuar të Rusisë në lindje të Ukrainës.

“Ne jemi gati të luftojmë,” shtoi ai duke thënë “duam t’i japim fund kësaj lufte përmes diplomacisë”.

“Në lindje dhe në jug, ne kemi parë një përqendrim të armëve, pajisjeve dhe trupave që po përgatiten të pushtojnë një pjesë tjetër të territorit tonë,” tha Zelensky.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA