Vizita ‘surprizë’ e Johnson në Kiev, Zelensky: Mirë se erdhe miku im

09/04/2022 18:13

Në vizitën surprizë në Kiev, kryeministri britanik Boris Johnson takoi presidentin Volodymyr Zelensky për të treguar mbështetjen e tij për popullin ukrainas.

Një zëdhënës i Downing Street tha se udhëheqësit diskutuan mbështetjen afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe folën për paketën e re prej 100 milionë paundësh të ndihmës financiare dhe ushtarake për vendin.

Ne po përgatisim një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake, e cila është një testament i angazhimit tonë ndaj luftës së vendit të tij kundër fushatës barbare të Rusisë“, tha Johnson në një postim në Twitter.

Armët antitank dhe anti-ajror, si dhe të ashtuquajturat “dronë vetëvrasës”, të cilët enden në fushën e betejës përpara se të sulmojnë objektivin e tyre, janë ndër pajisjet që Britania e Madhe është zotuar të sigurojë.

Johnson është një nga kundërshtarët më parimorë të pushtimit rus, një lider në presionin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën. Mirë se erdhe në Kiev, miku im!“, citohet të ketë thënë Zelensky.

 

 

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA