U zbulua lidhja me vajzën 32 vjet më të vogël, jep dorëheqjen Ministri i Mbrojtjes në Norvegji

09/04/2022 17:54

Ministri i Mbrojtjes në Norvegji, Odd Roger Enoksen ka dhënë dorëheqjen pasi u zbulua se ishte i lidhur me një vajzë shumë më të re në moshë.

“Unë kam bërë disa zgjedhje dhe gjykime të gabuara dhe do të kërkoj falje për veprimet e mia që e kanë bërë jetën më të vështirë për të tjerët”, tha Enoksen.

Enoksen nisi lidhjen në vitin 2005 kur e dashura e tij ishte një studente 18 vjeçe. Shkolla kishte organizuar një vizitë për në parlamentin norvegjez në kryqytetin Oslo, ku u takua me politikanin, i cilia so kohe ishte 50 vjeç.

Për këtë rast, kryeministri Jonas Gahr Store foli para gazetarëve duke thënë se shpreson që të vendosin një ministër të ri mbrojtje sa më shpejt të jetë e mundur.

“Është vendim i domosdoshëm”, tha kryeministri duke bërë me dije se kishte pranuar dorëheqjen e Enoksen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA