Rusia shkatërroi avionin më të madh në botë, Ukraina: Do na paguajë 3 miliardë USD

09/04/2022 14:05

Trupi i saj i carë, krahët gjigandë të rrëzuar në tokë, një nga motorët i djegur e i shkatërruar: Avioni më i madh komercial i botës, Antonov AN-225, dikur krenaria e flotës ajrore ukrainase, sot është një pirg hekurishtesh.

Dëmtimi real i tij u pa nga gazetarët e CNN-së pasi trupat ruse u tërhoqën javën e kaluar nga fusha ajrore e Hostomelit jashtë Kievit, një ndër objektivat e parë strategjikë të pushtimit rus në Ukrainë. Avioni reaktiv ishte në hangar, në pritje të një riparimi.

Ndërsa ne flasim, Mriya jonë, që në gjuhën tonë do të thotë ëndërr, dergjet i shkatërruar prapa krahëve tanë. Është emocionalisht e vështirë, sepse dy ditë përpara fillimit të luftës isha këtu me ekipin tim. Po shikonim mënyrat për të forcuar mbrojtjen në aeroport. ishte hera e fundit që u filmua i paprekur“, tha Denys Monastyrsky, ministër i brendshëm i Ukrainës.

Shkatërrimi i AN-225 u konsiderua një humbje simbolike në fillimin e konfliktit. I ndërtuar fillimisht për të mbështetur programin e anijeve kozmike sovjetike të viteve 1980, ky avion konsiderohej një mrekulli e inxhinierisë moderne ajrore, duke tërhequr rregullisht turma si në show akrobatikë në ajër, ashtu edhe  gjatë misioneve të tij të përditshme të ngarkesave nëpër botë.

Menjëherë pas raportimeve për shkatërrimin e tij,  autoritetet ukrainase u zotuan të rindërtojnë avionin, duke insistuar se Rusia do të detyrohet të paguajë për të, koston prej 3 miliardë dollarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA