Rritet frikshëm shifra e fëmijëve të vrarë në Ukrainë

09/04/2022 18:35

Me anë të një postimi në Twitter, Parlamenti i Ukrainës ka publikuar shifrën e fëmijëve të vrarë nga sulmet ruse.

Të paktën 176 fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 324 kanë mbetur të plagosur që nga fillimi i luftës.

Këto shifra nuk janë përfundimtare, pasi akoma po punohet për gjetjen e trupave në zonat ku forcat ruse janë tërhequr.

Sulmet ruse vijojnë akoma në Ukrainë pavarësisht se agresiviteti i tyre është ulur.

Lufta në Ukrainë vijon prej një muaji e gjysmë duke shkaktuar një numër të madh viktimash.

Ditëve të fundit janë zbuluar masakra të ndodhura në disa zona ukrainase, ku janë gjetur varre masive të cilat kanë rritur numrin e viktimave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA