Nga kogresi i PS, Edi Rama u ndal të komentojë edhe zhvillimet politike në PD. Ndërsa e konsideroi inekzistent kundërshtarin politik, Rama tha se ajo c’ka duhet të shqetësojë socialistët sot është të mos bien në kurthin e atij që nuk është i motivuar të luftojë.
“Kjo kohë duhet të ngrejë përgjithmonë në tjetër nivel sigurie marrëdhënien e shtetit me qytetarët. Jo vetëm ndihmave ekonomike, mbështetjes sociale, jo duhet zhvilluar më tej, duke nis nga hapsirat e pjesëmarrjes së njerëzve në vendimmarjet tona. Duke u thënë t’i harrojnë parcelat partiake, të bashkohen në truallin e përbashkët të politikave publike. Për sa kohë qeveria është këtu, njësoj impaktohen të gjithë.
Këshillimi kombëtar është një hap në këtë drejtim. Është një tregues kuptimplotë, nevojë për siguri, për tu ndjerë pjesë e një rrethi më të madh njerëzish, nevojë për të kuptuar jo me fjalë, por përmes faktit që ky vendi ynë, administrohet nga të gjithë bashkë. Nuk mund të jetë një shpi me një korridor me dy dhoma, ky njëra shan tjetrën kush e fut tjetrën në gropë. Njerëzit duan diskutime mbi tema reale, deri te fqinjët. Sa më shumë të përkujdesemi, aq më shumë do të ushqehet sensi i përkatësise dhe sigurisë, në kushtet kur bota po bëhet më e paparashikueshme. Një dreq e di c’do ndodhë tanimë. Na duhet të fokusohemi këtu. Arma jonë më e madhe është ‘Shqiptaria’. Lidhja e pashkëputshme e përkatësisë ndaj kësaj toke dhe këtë armë nuk mund ta lëmë të rri si relike për fjalime.
E masim forcën tonë jo me kundërshtarin tonë inekzistent politik. S’kam asnjë keqardhje, zero. Ajo forcë duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë, që sot Shqipëria të kishte një opozitë serioze. Duhet të jemi të shqetësuar jo se na mungon opozita andej, por s’duhet të bien në kurthin e atij që nuk është i motivuar të luftojë.
Forcën tonë do e masim më fuqinë për të bashkuar shqiptarë, jo me të vdekur që gjallojnë duke kërkuar sherr e shamata, Forca jonë sot duhet të përkthehet në vendime konkrete. Vendimmarrjet u japin atyre siguri.” -tha Rama.
Top Channel