Zbulimi gjerman: Përgjimet tregojnë forcat ruse tek diskutojnë për vrasjen e civilëve

08/04/2022 08:16

Zyrtarët gjermanë të zbulimit thonë se kanë përgjuar komunikime radiodifonike gjatë të cilave sipas tyre dëgjohen pjesëtarë të trupave ruse tek diskutojnë për vrasjen e civilëve pa dallim në Ukrainë.

Një zhvillim i tillë hedh poshtë pretendimet e Moskës se aktet e mizorive janë kryen vetëm pasi ushtria e saj u largua nga periferitë e zonave të pushtuara pranë Kievit.

Zyrtarët gjermanë, të cilët informuan anëtarët e parlamentit të mërkurën, folën rreth dy komunikime të veçanta gjatë të cilave ushtarët rusë përshkruanin se si ata kishin marrë në pyetje ushtarë e civilë ukrainas, përpara se t’i qëllonin për vdekje.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” njoftoi se një prej ushtarëve rus dëgjohej duke thënë se si kishte qëlluar një person me biçikletë.

Në fillim të kësaj jave, pamje ajrore, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga gazeta “The New York Times” tregonin një automjet të blinduar rus që qëllonte mbi një civil me biçikletë në Buça. Nuk është e qartë nëse personi në video ishte i njëjti me atë që përmendej në mesazhin radiofonik.

Edhe pse Moska mohon të ketë shënjestruar civilët gjatë atij që e quan një operacion special ushtarak, javën e fundit opinioni botëror ka dënuar ashpër Rusisë ndërsa janë shfaqur foto e pamjet filmike nga skenat e masakrës në Buça. Trupa civilësh të vrarë janë gjetur të shtrirë në rrugë pasi forcat ruse u larguan nga disa prej fshatrave në veri të Kievit.

Kryetari i bashkisë së Buçës Anatoliy Fedoruk i tha Shërbimit Rus të Zërit të Amerikës se ishte i tronditur nga ajo që kishte parë, trupa të hedhur në rrugë dhe shkatërrim në qytet.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë kanë nisur hetimet për krime lufte lidhur me vrasjet në Buça dhe qytete të tjera të Ukrainës, ndërsa Presidentin Joe Biden ka thënë se Presidenti rus Vladimir Putin duhet të përballet me një gjyq për krime lufte./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA