Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave të cilët ishin të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.
Velesjan Abazaj, 25 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përndjekja”.
Shtetasi Xh. H., 33 vjeç i shpallur në kërkim u kap gjithashtu pasi dënohet për veprën penale ‘Përndjekja’ si dhe shtetasi V. B., 54 vjeç, i dënuar me 4 muaj, burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. Sh., 31 vjeç, i cili pas një kontrolli nga policia u kap me një sasi lëndë dyshuese si kokainë, F. A., 53 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi është kapur në flagrancë me një biçikletë dhe një çantë me sende personale, që dyshohet se ua ka vjedhur shtetasve A. A. dhe L. M.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 24 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka goditur me grushte punonjësin e Qarkullimit Rrugor, që i ka vendosur masë administrative.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel