“Askush më shumë se shqiptarët, nuk e di se çfarë do të thotë që dikush të të mohojë ekzistencën tënde, e di mirë cfarë do të thotë kur dikush është kundër jush.”- kështu iu drejtua sot ambasadorja amerikane Yuri Kim të pranishmëve në tubimin mbështetës kundër luftës në Ukrainë.
Ambasadorja Kim iu bashkua turmës që marshoi drejt ambasadës së Ukrainës në Tiranë, ndërsa solli në vëmendje fjalët e Presidentit Amerikan, se Putin i kishte bërë keq llogaritë me Ukrainën.
“Që prej muajit shkurt kemi parë sulmin e nisur nga presidenti Putin ndaj Ukrainës. Sic tha Biden në fjalimin e tij, Putin i kishte bërë keq llogaritë, ai mendoi se do të futej në Ukrainë dhe bota do i hapte rrugë, por u ndesh me mur të fortë, u ndesh me popullin ukrainas.
Është nder që të jem sot këtu me mikun dhe kolegun tim ambasadorin Shkurov dhe të tregojmë mbështetjen ndaj popullin ukrainas. Besoj që cdo shqiptar që është i pranishëm sot bie dakord me këtë. Nuk mund të them vetëm se jeni pjesë e Europës dhe prisni të bëheni pjesë e BE, por sepse askush më shumë se shqiptarët nuk e di se çfarë do të thotë që dikush të të mohojë ekzistencën tënde, e di mirë cfarë do të thotë kur dikush është kundër jush.
Askush nuk e di më mirë tmerrin e të larguarit për bombat e terrorizmit, askush nuk e njeh më mirë agoninë e hapjes së varreve për të afërmit që kanë vdekur apo më keq, pamundësia për t’i dhënë një varr atyre që kanë vdekur. Askush nuk e njeh më mirë vlerën apo ngushëllimin kur shtrin dorën drejt një miku që ka nevojë. Ju bashkohem sot për të shprehur solidaritetin me popullin e Ukrainës.”-u shpreh ndër te tjera ambasadorja amerikane.
Top Channel