Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit, arrestohet 41-vjeçarja në Gjirokastër
08/04/2022 09:21
Një 41-vjeçare është vënë në pranga në Gjirokastër ditën e sotme, pasi i ka dhënë ndihmë shtetasve të huaj të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.
Shtetasja me inicialet E.Sh, banuese në Sarandë u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë në aksin nacional Tepelenë–Krahës.
Në aksin nacional Tepelenë-Krahës, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasja E. Sh. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e saj tip “Honda”, nga Saranda për në Tiranë, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Sh
kallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel