“Kjo është për djemtë e tu”, sulmohet me bojë nobelisti kritik i qeverisë ruse

08/04/2022 11:11

Gazetari rus Dmitry Muratov, fitues i Çmimit Nobel për Paqe më 2021, ka thënë se është sulmuar me ngjyrë të kuqe, pak para se të hynte në tren.

“Sytë po më djegin tmerrësisht shumë”, ka thënë redaktori i Novaya Gazetës, media liberale, e cila ka ndalur punën pas paralajmërimeve nga Moska për mënyrën si ka mbuluar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Muratov, kjo është për djemtë e tu”, mësohet t’i ketë thënë agresori gazetarit rus para sulmit.

Novaya Gazeta njihet për shkrimet kritike ndaj autoriteteve ruse. Muajin e kaluar, ajo ka bërë të ditur se do të ndalë punën
deri në përfundim të luftës. Muratov u nderua me çmimin “Nobel” të paqes në vitin 2021 si mirënjohje për luftën e tij për të mbrojtur lirinë e shprehjes në Rusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA