Kapet shefi i mafias japoneze ‘Jakuza’ teksa kërkonte drogë në vend të raketa-lëshueseve (fotot)

08/04/2022 21:43

Kreu i mafias japoneze Jakuza, Takeshi Ebisawa u fotografua duke i treguar agjentëve të infiltruar sesi përdorej raketalëshuesja, ndërsa shtonte se mund të siguronte deri në 5,000 automatikë AK47 dhe një milionë fishekë.

Në këmbim të mallrave të tij Takeshi Ebisawa nuk kërkonte para por heroine dhe metamfetaminë.

57 vjeçari Ebisawa akuzohet për marrëveshje terrori në të gjithë botën teksa arsenalin që siguronte e këmbente me droga që mund të siguronin para të shpejta nga organizata e tij e shpërndarjes.

Rrjeti i shpërndarjes së Ebisawa funksiononte kryesisht në New York ndërsa nuk duhet me siguri se ku siguronte ai mallra si raketa tokë-ajër, thanë zyrtarët amerikanë që e futën në kurth.

Dokumentet e gjyqit tregonin se sindikata japoneze e krimit mund të furnizonte me kallashnikovë, pushkë snajper dhe mitralozë të rëndë, përveç raketa-lëshueseve.

“Ne supozojmë se Ebisawa dhe bashkëpunëtorët e tij tentuan t’i shisnin agjentëve të maskuar të DEA armë të rënda, duke kërkuar në këmbim sasi të mëdha drogash ilegale”, tha departamenti amerikan i drejtësisë.

Provat e prokurorëve përfshinin foton ku Ebisawa mban në shpatull raketa-lëshuesen.

Kryetrafikanti raportohet se kishte udhëtuar në Kopenhagen më 3 shkurt, ku u takua me agjentët e infiltruar të DEA dhe dy oficerë të maskuar të policisë daneze, për të cilët besonte se ishin përfaqësues të grupeve rebele në Burma.

Ebisawa dhe tailandezi Somphop Singhasiri kishin në plan të shpërndanin 500 kilogramë metamfetaminë dhe 500kg heroin, sipas prokurorëve.

“Drogat destinoheshin për rrugët e New York, ndërsa dërgesat e armatimeve shkonin në fraksione të armatosura të vendeve pa stabilitet,” tha prokurori amerikan Damian Williams.

“Anëtarët e kësaj sindikate ndërkombëtare krimi nuk do të mund më të rrezikojnë jetë njerëzish dhe do të përballen me drejtësinë për veprimet e tyre”.

Të përfshirë gjithashtu në komplotin e “armëve në vend të drogave” ishin gjithashtu tailandezi Sompak Rukrasaranee, dhe 53 vjeçari Suksan “Bobby” Jullanan, i cili ka qytetari të dyfishtë amerikane dhe tailandeze.

Trafikimi i armëve mund të marrë dënim të përjetshëm ne SHBA.

FOTO GALERI
1/4
Takeshi Ebisawa u fotografua duke i treguar agjentëve të infiltruar sesi përdorej raketalëshuesja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA