Johnson dënon bombardimin e stacionit hekurudhor: Fajtorët do të ndëshkohen!

08/04/2022 17:22

Kryeministri britanik, Boris Johnson në një konferencë shtypi në Downing Street me kancelarin gjerman Olaf Scholz dënoi bombardimin e stacionit hekurudhor.

Ai tha se të dy vendet ndajnë të njëjtin ndjenjë “tmerri dhe neverie” për “brutalitetin që po ndodh” në Ukrainë, duke përfshirë bombardimin e refugjatëve që po largoheshin nga shtëpitë e tyre këtë mëngjes.

“Është një krim lufte të sulmosh pa dallim civilët dhe krimet në Ukrainë nuk do të kalojnë pa u vënë re apo pa u ndëshkuar”, tha ai.

Johnson përsëriti qëndrimin e tij se “Putini do të dështojë” përpara se Mbretëria e Bashkuar të vendosë nsanksione të reja  dhe ndalime udhëtimi në Rusi.

Ai përshëndeti gjithashtu vendosmërinë e kancelares gjermane për t’i dhënë fund varësisë nga energjia ruse, duke shtuar: Kjo nuk është e lehtë për asnjë prej nesh dhe unë përshëndes vendimet e marra nga qeveria e Scholz për të larguar Gjermaninë nga hidrokarburet ruse.

Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania ishin bashkuar me dhjetëra aleatë për të furnizuar Ukrainën me armë mbrojtëse, duke përfshirë helmeta dhe parzmore.

“Evropa që e njihnim vetëm gjashtë javë më parë nuk ekziston më. Pushtimi i Putinit godet vetë themelet e sigurisë së kontinentit tonë, por ambicia e tij për të na ndarë ka dështuar dukshëm“,  shtoi Johnson.

“Përkundrazi, ai ka arritur të bashkojë Evropën dhe të gjithë aleancën transatlantike në mbështetje të Ukrainës dhe në solidaritet të fortë me njëri-tjetrin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA