Jurgen Uldedaj triumfon ndaj boksierit kamerunas, shpallet kampion bote Pas disa shtyrjeve, qeveria malazeze vendosi më në fund të marrë një qëndrim të qartë duke vendosur sanksione ndaj Rusisë për sulmin e saj ne Ukrainë.
“Sapo është miratuar një paketë masash kufizuese kundër Rusisë! Faleminderit të gjithë ministrave për bashkëpunimin!”, njoftoi zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic përmes një postimi në Twitter.
Hapësira ajrore malazeze ka qenë ndërkohë e mbyllur për avionët rusë, sepse për një lëvizje të tillë nuk nevojitej një vendim zyrtar i ekzekutivit. Për shkak të mungesës së kryeministrit Zdravko Krivokapic, seancën e sotme e drejtoi vetë Abazoviçi. Në 1 mars, Mali i Zi iu bashkua hapur sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Europian kundër Moskës, por qeveria e Krivokapicit e shmangu marrjen e një vendimi që do të lejonte zbatimin e tyre në praktikë.
Ajo vetë u ndëshkua me votë mosbesimi në fillim të shkurtit të këtij viti, por kryeministri i ri nuk është zgjedhur ende. Ndër emrat më të lakuar për këtë post, është ai i Abazoviçit. Politikani i ri, por që po imponohet fuqishëm në skenën vendase, këmbënguli që Qeveria të miratojë një vendim për zbatimin e sanksioneve ndaj qytetarëve rusë që janë në listën e zezë të Bashkimit Europian.
BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë vazhdimisht thirrje Podgoricës që të zyrtarizojë sanksionet kundër Rusisë.
Top Channel