Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sellcë të Tetovës, ku një djalë ka vrarë nënë e tij, duke i prerë kokën me sopatë.

Sipas mediave vendase, 45-vjeçari me inicialet U.D., vrau nënën e tij 73-vjeçare, N.D., tre muaj pasi ishte liruar nga spitali psikiatrik i Bardovcës.

Drejtori i psikiatrisë në Shkup, Qamil Kovaqi, tha për mediat se pacienti kërkoi që të lirohej nga spitali më 21 shkurt të këtij viti.

45 vjeçari kishte nisur trajtimin në spital që prej vitit 2017, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar atë të ndërmarrë veprimin e rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA