Belgjika mbyll fabrikën e çokollatave Kinder pas përhapjes së salmonelës në Evropë (fotot)

08/04/2022 19:02

Autoritetet në Belgjikë kanë urdhëruar mbylljen e një fabrike të çokollatave Kinder e dyshuar si origjina e përhapjes së rasteve të salmonelës në disa vende evropiane dhe në SHBA.

Vendimi i rëndë për komapninë Ferrero, prodhuesit italiane të vezëve Kinder, vjen pak para festës së Pashkëve kur çokollatat Kinder janë produktet më të kërkuara në supermarkete.

Ferrero tha në një deklaratë se është e shtangur dhe se “kërkon ndjesë” për rastet e salmonela, dhe se po mbyll fabrikën e saj në qytetin juglindor të Arlon.

Autoritetet shëndetësore në Belgjikë thanë se kishin urdhëruar mbylljen e fabrikës pas zbulimeve se “informacionet e dhëna nga Ferrero për çështjen ishin të paplota”.

Autoritetet thanë se “do të autorizojnë rihapjen pasi stabilimenti të rikthehet në zbatim të rregullave të sigurisë shëndetësore”.

Ministri belg i bujqësisë David Clarinval tha se “një vendim i tillë nuk është marrë lehtë por rrethanat e bënë të nevojshme”.

“Me efekt të menjëhershëm ndalohet i gjithë prodhimi i vezëve të çokollatës Kinder Surprise, Kinder Mini Eggs, Kinder Surprise Maxi 100g e Kinder Choko-Bons”, thuhet në deklaratë.

Kompania është gjithashtu prodhuese e Nutella dhe ëmbëlsirave Tic Tac, ndërsa ka thirrur mbrapsht disa tipe çokollatash Kinder të shitura në SHBA.

Salmonela është një bakter që krijon simptoma si diarre, ethe e dhimbje stomaku te njerëzit, si një nga infeksionet më të përhapura nga ushqimi.

Shumcia e rasteve shkaktohen nga kontaminimi i ushqimit me feçe kafshësh apo njerëzore.

Britania tha me heret se kishte identifikuar 63 raste me salmonela kurse Franca të paktën 21, mes të tjerave.

FOTO GALERI
1/2
Vendimi i rëndë për komapninë Ferrero, prodhuesit italiane të vezëve Kinder, vjen pak para festës së Pashkëve kur çokollatat Kinder janë produktet më të kërkuara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA