Një 65-vjeçar i identifikuar si S.Xh., është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për katër vepra penale.
Ndaj tij rëndojnë akuzat “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një subjekt në pronësi të këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 400 shishe me verë, që dyshohen se janë futur kontrabandë në vendin tonë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel