Dy administratorë të një call center në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trick” u bë arrestimi i 37-vjeçares Blerina Kamberaj, dhe 40-vjecarit Roland Kamberaj, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online. Nëpërmjet mashtrimit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.
Top Channel