Klaudia Marku me detyrë sekretare e Gjykatës së Lezhës është zhdukur në rrethana të paqarta.
Ka qenë bashkëshorti i saj që denoncoi zhdukjen e saj në polici pasi edhe të afërmit kishin humbur kontaktet me të.
Sipas tij, Klaudia nëna e dy fëmijëve është larguar nga banesa dhe nuk është rikthyer më. Pistat ku po hetohet mund të jenë për shkak të detyrës, por nuk përjashtohen dhe problemet familjare.
Nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime hetimore për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa.
“Më datë 06.04.2022, rreth orës 23:00, ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin nga banesa, të bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 34 vjeçe. Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e kësaj shtetaseje dhe vijon puna për gjetjen e saj.
Gjithashtu, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel