Reperi ‘veteran’ amerikan Kidd Creole është shpallur dje fajtor për vrasje nga një gjykatë të New York City për goditjen fatale me thikë të një burri të pastrehë të quajtur John Jolly, në një skenar të ngjashëm me filmin e horrorit “American psycho”.
Muzikanti 62-vjeçar, i njohur si themelues i rrymës ‘hip-hop’ dhe ish-anëtar i grupeve ‘Grandmaster Flash’ e ‘Furious Five’, përballet tashmë me deri në 25 vjet burg pas vendimit të jurisë së gjykatës.
Kidd Creole, emnri i vërtetë i të cilit Nathaniel Glover, uli kokën kur u dha verdikti sipas dëshmitarëve, shkruan revista amerikane Rolling Stone.
Pas plagosjes me thikë Jolly u gjet disa minuta më vonë nga turistët, u tha në gjykatë, ndërsa Glover u largua nga skena e vrasjes drejt zyrës së tij, ku kishte larë armën e krimit deh më pas e kishte flakur në një stacion metrojë ne Bronx, shkruan rrjeti TMZ.
Policia kishte rekuperuar armën e krimit dhe Glover u arrestua për vrasje të gradës së dytë.
Glover kishte thënë në polici se ishte mërzitur sepse besonte se Jolly po kërkonte ‘të joshte burra’, shkruan Rolling Stone.
Në intervistën në polici ai kishte thënë: “Besoja se ishte homoseksual pasi më foli me një ton të çuditshëm”, tha Glover duke shtuar se ishte bërë nervoz kur Jolly ishte afruar te ai.
Glover, i cili pretendon se nuk e dinte se Jolly kishte vdekur pas goditjes me thikë, tha në polici: “U përpoqa të sprapsem por ai bëri përpara dhe nxorra thikën dhe e godita … do të dëshiroja të mos e kisha takuar kurrë. Është faji im, unë vendosa ta godisja me thikë”.
Prokurori Mark Dahl tha në gjykatë se Glover (Creole) kishte marrë jetën e Jolly ‘me gjak të ftohtë,’ dhe përshkroi në gjyaktë sesi viktima kishte vdekur nga humbja e gjakut.
Glover do të marrë dënimin më 4 maj.
Glover, ose Kidd Creole, ka qenë anëtar i grupit të njohur nga New York, Grandmaster Flash e Furious Five, të cilët konsiderohen si themelues të rrymës hip-hop. Grupi në vitn 2007 u shënuan në bulevardin Rock & Roll Hall of Fame, të prezantuar Jay-Z.
Top Channel