Inside Story/ Zvarritjet e gjyqeve tej afateve, zbulohet fatura astronomike që rrezikon Shqipëria në Strasburg

07/04/2022 09:20

Vendimi i Kushtetueses për të moshuarin Gazidedja kishte referencë edhe çështjen e dy qytetarëve që dorëzuan padi në Strasburg për vonesat në proceset gjyqësore.

Në 12 tetor të vitit 2021, Gjykata e Strasburgut gjobiti shtetin shqiptar me 5900 euro për vonesa në çështjet gjyqësore të mjekut Petrit Bara dhe të dënuarit Eduard Kola. Shteti detyrohet të dëmshpërblejë përkatësisht Barën me 1200 dhe Kolën me 2300 euro.

Gjykata konkludoi se u ishte shkelur e drejta për gjykim brenda një afati të arsyeshëm. Dëmshpërblimit i shtohen edhe pagesa nga 1200 euro për secilin për shpenzimet gjyqësore, duke e çuar në 5900 euro faturën në total. Ky vendim, krijon një precedent të rrezikshëm për financat e shtetit shqiptar. Kjo është tabela me të dhënat zyrtare të Gjykatës së Lartë ku kanë mbetur stok mbi 36 mijë dosje që presin të shqyrtohen.

Këto afate kanë kaluar tashmë, në gjykatën e lartë kemi Çështje që presin prej 4-5 disa prej 7 vitesh, 60 % mendoj e totalit të çështjeve që presin shqyrtim në gjykatë të lartë kanë kaluar afatin e arsyeshëm, janë të gjitha me analogji që Shqipëria mund të marrë gjobë”, u shpreh Gert Shella, Drejtor Ekzekutiv INFOÇIP.

“Janë disa vendime të Strasburgut që kanë detyruar Shqipërinë të dëmshpërblejë qytetarët, dhe në fund të kësaj historie ata që dëmtohen janë qytetarët dhe nuk është shteti”, u shpreh Lavrov Petani, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Durrës

Nëse qytetarët vendosin ti drejtohen Strasburgut, me precedentin e çështjeve Bara dhe Kola, fatura shkon mbi 100 milionë euro për taksapaguesit shqiptarë. Por, nuk mbaron me kaq. Nëse i shtojmë këtij numri rreth 20 mijë dosje në Gjykatën Administrative dhe disa mijëra të tjera në Gjykatat e Apelit, fatura totale mund të kalojë mbi 200 milionë euro.

“Është një llogaritje racionale por këtu nuk duhet të harrojmë, kur konstatohet vonesa dhe dalim në 200 mln dëmi përllogaritur si pasojë e dëmshpërblimit për shtetin shqiptar duhet të paguajë, llogariten dhe vitet e punës që duhen paguar, kjo faturë nga 200 mln mund të vejë dhe 1 miliardë, pra 200 shumëzim për 5”, u shpreh Gert Shella, Drejtor Ekzekutiv INFOÇIP.

Në sfondin e një situate të vështirë në sistemin gjyqësor të krijuar nga stoku i dosjeve dhe shkarkimi i magjistratëve, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar një hartë të re Gjyqësore. Projekti i propozuar parashikon përgjysmimin e numrit të gjykatave. Kjo ka sjellë reagime të ashpra nga grupet e interesit që argumentojnë se cenohet rëndë aksesi në drejtësi. Sot që flasim, sistemi gjyqësor ka 408 vende gjyqtarësh, por rreth 45 % e vendeve janë bosh për shkak të largimeve nga vettingu apo dorëheqjet.

Ajo që nuk ishte parashikuar nga kjo reformë dhe nxori problematikat ishte largimi i një numri të madh gjyqtarësh e prokurorësh, plus ata që dhanë dorëheqjen nxori boshllëqe të mëdha në funksionimin e gjykatave, ç’ka ka penguar qytetarin për drejtësi”, u shpreh Durim Barjamaj, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Vlorë,

“Ajo që mendoj që është bërë gabim dhe presupozohet si metofologji e gabuar ka qenë propozimi ynë i hershëm që sa janë vakancat në sistem dhe si do plotësohen ato, e më pas kalojmë në rishpërndarjen e gjykatave, se nëse nisemi nga e kundërta atëherë edhe gjyqtarët e gjykatave të shkrira sërish do punojnë në mënyrë të sforcuar me këto çështje të mbartura”, u shpreh Erida Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA