Në zyrën e një gjyqtari Apeli, dosjet e proceseve kanë mbushur raftet dhe janë vendosur kudo. Janë të paktën 400 çështje që presin të shqyrtohen dhe nuk dihet se kur mund t’ju vijë radha.

Për momentin, gjyqtari në fjalë ka në radhë dosjet e vitit 2018. Pra, kjo do të thotë se qytetarët kanë të paktën 4 vite që presin dhënien e verdiktit të drejtësisë për çështje të ndryshme, nga bllokimi i pensionit tek problemet e pronave, dënimet penale etj. Pritjet janë aq të gjata sa shpesh herë vendimet bëhen të paekzekutueshme.

Prend Toli nga Lezha, për rreth 9 vite ai u end dyerve të drejtësisë për një çështje të djalit i cili u dënua për moskallëzim krimi.

Shkalla parë e çoi 3 herë në apel, apeli e kthehu 3 herë, u gjykua tre herë, në fund u la ai vendim që u krye se s’pranuan ata as me e shqyrtue, jo s’është caktuar relatori, ky apo ai”, u shpreh Prend Toli, denoncues.

Teksa vuante dënimin, avokati i tij iu drejtua Apelit ku kërkoi lirimin e parakohshëm bazuar në parashikimet ligjore. Por, çështja nuk u shqyrtua kurrë derisa djali i Prendit përfundoi dënimin.

Se ka shqyrtuar, s’është marrë me atë punë, ka bërë kërkesë avokati, e se ka marrë kush atë punë.Ka dalë qysh në shtator u bë që iku”. u shpreh Prend Toli, denoncues.

Në këtë rast, qytetari mund të bëjë padi për shkelje të të drejtave. Rastet si ky janë të shumta në gjykatat e Apelit. Aktualisht, në Shqipëri janë 6 Gjykata Apeli përkatësisht në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Propozimi është që të mbetet një gjykatë e vetme Apeli në rang kombëtar në Tiranë. Numri i gjyqtarëve të parashikuar është 78, po aq sa janë të shpërndarë në 6 gjykata sot. Por, grupet e interesit janë mjaft skeptikë në përmirësimin e cilësisë që ka të bëjë me shqyrtimin e shpejtë të çështjeve.

Vitet e fundit kur filloi punën komisioni për reformën, u shkarkuan gjyqtarë. Nga gjykata Shkodër ka 4 gjyqtarë, jo 10. Këtu edhe për një vendim penal që kërkon afat të caktuar mund të vonohet 2-3 vite, pa harruar çështjet civile që shkojnë edhe 4 vite”, u shpreh Anton Kosteri, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Shkodër.

Një çështje që të mbaroj e vitit 2017-18 apelit Vlorë të mbarojë diku nga viti 2025, imagjinoni që një qytetar të presë për një zgjidhje martese 8 vite, marrëdhënie pune 8 vite, problem pronësie 8 vite. Pra ka humbur besimin te drejtësia e do shkojë te vetëgjyqësia”, u shpreh Durim Barjamaj, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Vlorë.

Aq gjyqtarë apeli do mblidhen në Tiranë, pra nuk ndryshon numri gjyqtarëve. Numri dosjeve po i njëjtë, thjesht për të mbuluar problemin me mungesën e gjyqtarëve është gjetur kjo zgjidhje, po kjo zgjidhje nuk u shërben qytetarëve, vonesat do të rriten edhe më shumë se këtë koha do ta vërtetojë, do nisë një proces nga fillimi, do bashkohen dosjet, do bëhen transferimet” u shpreh Lavrov Petani, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Durrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA