Hajdutët vjedhin $300,000 karburant nga luftanija në portin britanik (fotot)

07/04/2022 18:19

Më shumë se 250,000 paundë në vlerë karburanti janë vjedhur nga një luftanije e marinës britanike ‘nën hundën’ e shefave të mbrojtjes, zbulonin sot mediat vendase.

Një bandë hajdutësh u larguan nga porti me çisternat që duhet të furnizonin për disa javë anijen Bulwark në portin e Plymouth, në atë që duket se është nga grabitjet më të mëdha të karburanteve në Britani.

Ata arritën të largoheshin megjithë prezencën e madhe të sigurisë në bazën detare por u kapën pasi rojet nisën të dyshonin dhe ndaluan një prej çisternave që po largohej nga impjanti.

Besohet se shumica e karburantit ishte shitur në tregu e zi para se skema e grabitjes të zbulohej.

Karburanti duhet të furnizonte gjeneratorët e luftanijes HMS Bulwark, mjeti sulmues 19,560 ton që mban 325 marinarë dhe deri në 405 trupa.

Një burim tha për të përditshmen vendase ‘The Sun’: “Karburanti supozohej të furnizonte anijen teksa ajo po kryente një operacion mirëmbajtjeje”.

“Ishte njëfarësoj si për të gjeneruar rrymë elektrike për një qytezë të vogël pasi gjeneratori i Bulwark është gjigant.

“Sigurisht që marina është shumë e zemëruar edhe pse në të nuk është përfshirë asnjë nga personeli i saj”.

Devonport është gjithashtu baza ku nëndetëset bërthamore britanike kryejnë rifurnizimet e tyre. Baza shtrihet në rreth 60 hektarë dhe ka 15 mole anijesh, katër milje vijë detare dhe pesë basene ujore.

Ndërsa HMS Bulwark është një nga dy luftanjet amfibe britanike të zbarkimit, së bashku me  HMS Albion.

Deputeti britanik i zonës Luke Pollard, tha: “Vjedhja e karburantit të marinës është jo vetëm kriminale por dëmton burimet e ushtrisë sonë në khë krie kombëtare”.

Zyrtarët shtonin se ngjarja nuk ka shkaktuar trazira në operacionet ushtarake.

Zhvillimi vjen teksa edhe Britania është goditur nga rritje të mëdha të çmimit të karburanteve që para nisjes së krizës në Ukrainë.

FOTO GALERI
1/3
Karburanti duhet të furnizonte gjeneratorët e luftanijes HMS Bulwark

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA