Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e gjashtë, ndërsa shkatërrimi dhe masakrat që po kryhen nga ana e rusëve janë më se të dukshme.

Ndërtesa të djegura dhe pjesë municionesh kanë pushtuar qytetet. Ukrainasit janë të lodhur, një pjesë e tyre janë larguar nga vendi, kurse pjesa tjetër po qëndrojnë të strehuar në bodrume.

Presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskyy i bërë thirrje Perëndimit të ndalojë naftën ruse dhe bankat ruse të bllokohen plotësisht nga sistemi financiar ndërkombëtar.

Më shumë se 5,000 civilë janë vrarë tani në Mariupol, tha kryebashkiaku i qytetit, ndërsa akuzoi rusët për grumbullimin dhe djegien e trupave të banorëve për të mbuluar provat.

Një pjesë e vendeve të Perëndimit i kanë quajtur “krime lufte” masakrat në Bucha.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA