![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/ramaaa_sd-800x450.jpg)
Analisti Carlo Bollino ka pasur një diskutim mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ me anëtarin e grupit të Rithemelimit Ivi Kason, të cilit i tha se për fajin e Partisë Demokratike dhe problemeve të brendshme të saj, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet.
Ai shtoi se me gjithë personat që ka non-grata nuk mund të ketë fitore Partia Demokratike asnjëherë.
Bollino: Sipas jush, nëse Partia Socialiste nuk ka bërë asgjë dhe ka fituar zgjedhje, kjo tregon dobësinë e PD jo problemet e PS. Në Durrës ka humbur 20 mijë vota dhe prapë ka fituar vetëm për shkak të problemeve të PD-së. Kemi dy non-grata, Vangjush Dako dhe Tom Doshi dhe një non-grata e tretë është prokurori në burg. Nëse mendoni se kjo është skena për të fituar zgjedhjet e ardhshme ky është një dështim.
Top Channel