Megjithëse të panjohura publikisht, të bijat e liderit rus Vladimir Putin janë bërë objekt i sanksioneve të Perëndimit prej krimeve të tmerrshem për të cilat akuzohet babai i tyre në Ukrainë.
Dr Maria Vorontsova, gjeneticiste 36 vjeçare, dhe Dr Katerina Tikhonova, 34-vjeçarja kërcimtare e kthyer në matematikane janë futur në listën e zezë të SHBA e Britanisë mes krimeve të luftës në Ukrainë.
Mohimet e krimeve nga babai i tyre nuk kanë bërë shumë për t’i shpëtuar ato nga sanksionet, ku përfshihen ndalime udhëtimesh dhe ngrirje të aseteve.
Shtetet e Bashkuara njoftuan dje se po ashpërsonin penalizimet ndaj bankave ruse në kundërpërgjigje të krimeve në Ukrainë.
Britania ka ngrirë asetet e bankave ruse Sberbank e ‘Credit Bank of Moscow’, duke thënë se do të ndalojnë të gjitha importet ruse të energjisë deri në fund të vitit 2022 me qëllim të “ngordhin për furnizim makinerinë e luftës së Putin.”
Ndërkohë as Maria e as Katerina nuk janë njohur zyrtarisht si bija të liderit të Kremlinit, edhe pse kjo konsiderohet si një “sekret i hapur”, pra si dicka që dihet por askush nuk mund të flasë për të.
Maria, e lindur më 28 prill 1985, nga gruaja e Putin, Lyudmila, është mjeke endokrinologe dhe ka një karrierë në kërkime mjekësore.
Ajo besohet se është e martuar me biznesmenin holandez Jorrit Faassen, me të cilin ka dy fëmijë.
Ndërsa Katerina është kthyer nga një ish-kërcimtare “rock’n’roll” në një drejtuese të iniciativave ruse për inteligjencën artificiale.
Shumë pak dihet nga jeta e dy bijave të së njëjtës nënë, të cilat besohet se jetojnë një jetë luksi.
Top Channel