Akuzohet për abuzime, arrestohet ish-zëvendësministri i Kilit! 59-vjeçari…
15/11 22:46
Forcat ruse kanë goditur një pikë të shpërndarjes së ndihmave humanitare në rajonin e Donetskut.
Sipas guvernatorit rajonal, të paktën dy civilë u vranë dhe pesë u plagosën gjatë sulmit në qytetin Vuhledar.
Guvernatori Pavlo Kyrylenko ndau foto nga vendi i ngjarjes, duke treguar dy gra të shtrira në tokë dhe një tjetër me një plagë të rëndë në këmbë.
Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj. Rajoni lindor i Donetskut është përballur me luftime të ashpra midis forcave separatiste ukrainase dhe pro-ruse që prej vitit 2014.
Top Channel