Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen në Bruksel, ku do të zhvillojnë dy ditë bisedime për mbështetjen e Ukrainës në ditët e ardhshme të luftës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca pret që Moska do të përpiqet të pushtojë “të gjithë” rajonin e Donbasit në lindje, me qëllim krijimin e një korridori tokësor nga Rusia në Krimenë e aneksuar. Por ai vazhdon të këmbëngulë se asnjë trupë apo avion i NATO-s nuk do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë.
SHBA dhe BE do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë sot mes akuzave për krime lufte në qytetin ukrainas Bucha. Imazhet e varreve masive dhe trupave të civilëve të ekzekutuar në periferi të Kievit kanë tronditur botën.
Uashingtoni do të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj institucioneve financiare ruse. Thuhet se po shqyrton masat që synojnë dy vajzat e Putinit dhe bankën më të madhe të Rusisë.
Top Channel