Greqia miraton buxhetin për vitin 2026 me 159 vota pro, kritika të ashpra nga opozita Mijera njerëz marshuan sot në qendër të Athinës për të denoncuar “çmimet jashtë kontrolli” dhe “rrogat e ulëta”, teksa sindikatat e punës kanë njoftuar një grevë 24-orëshe.
Një prej marshuesve tha se çmimet “po gjunjëzojnë Greqinë” ndërsa një tjetër tha se “rënia e lirë” e pensioneve e rrogave “nuk mund të vazhdojë më”.
Greva e lajmëruar do të prekë shërbimet publike dhe të ndalojë shërbimet e trenave dhe trageteve.
Vendet e Evropës po vuajnë nga kriza e inflacionit, rritja e çmimeve të energjisë dhe rritja e kostove të jetesës që shkaktuar protesta në disa vende.
Grekët janë prekur nga kryesisht nga rritja e faturave të energjisë dhe çmimet e strehimit.
Çmimet janë rritur me 6.2 përqind prej janarit që është një rekord për Greqinë që prej përfshirjes në monedhën Euro në janar 2001.
Sindikatat e shërbimit civil dhe ato private iu bashkuan protestës së sotme në Athinë dhe disa qytete të tjera të vendit.
Pas rënies së mbështetjes për zgjedhjet e 2023, kryeministri Kiriakos Mitsotakis njoftoi një paketë financiare 1.1-miliardë-euro për të ndihmuar familjet më të varfra.
Top Channel