Ledia Kostandini është një vizitore e vilës së rezidencës italiane që në mënyrë metaforike që në një natë dimri braktisi shtratin dhe doli e ngjyroi korridorin e ngushtë për shkak se nuk kishte gjumë. Korridori është muralja që ajo krijoi.
Mbi muret e virgjëra Ledia shton detaje nga historia e qytetit të intrigës, prekje fëminore, fragmente ëndrrash, gjymtyrë kafshësh të buta e njerzish të egër, aty-këtu skena nga Udhëtimet e Guliveriane, pika dhe zogj shtegtues.
“Bëhet fjalë për një projekt mural, që ndodhet në katin e dytë të kësaj rezidence. Ai ndodhet në zonën private të tij. Titullohet korridori. Shtrihet në këtë korridor të ngushtë dhe 20 metër të gjatë.”- tha Ledia Kostandini.
I gjithë korridori është një repertor dhe rekuizitë imagjinare që na pret para se të hyjmë në dhomë e na godet kur dalim prej saj.
“Më bëri përshtypje një vision shumë interesant që ai ka për të rrëzuar muret qofshin këto simbolikë por pse jo edhe fizikë. Për të vënë në qendër të këtij misioni pikërisht artin, kulturën dhe vetë artistin si protagonist. Më bëhet qejfi që jam një ndër artistët që po prezantohem dhe promovohem këtu.”- tha Ledia Kostandini.
“Korridori” lindi si ide në fund të vitit 2020 kur projekti i ilustrueses Ledia Kostandini u përzgjodh fitues i konkursit të organizuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë, në kuadër të Javës XX të Gjuhës Italiane në Botë. Në vijim, artistes iu dha mundësia të realizojë një vepër arti në mjediset e Rezidencës Italiane.
Është një vepër e cila do të jetojë dhe pas meje dhe pas Ledias dhe pas ambasadorit. Është murale, është si ato kishat byzantine të cilat pikturohen në 1300-tën dhe zgjasim dhe pastaj restaurohen përsëri. Kështu që Ledia e ka lënë gjurmën e saj.
Top Channel