Plantacionet e bananeve në Ekuador ndjejnë efektin e luftës, afrimin e krizës (fotot)

05/04/2022 20:21

Më parë zhurma ishte e papushueshme, por nga java në javë fermat e bananeve në Ekuador po bëhen më të heshtura.

Vaskat ku laheshin tufat tani janë mbushur me larva, teksa vendi eksportues më i madh në botë i babaneve ndjen efektet e luftës.

Konflikti ka ngadalësuar ndjeshëm prodhimin në El Triunfo, qyteza e portit kryesor të Ekuadorit.

Një prej kultivuesve ankohet se ka vetëm fruta për të mbushur gjashtë konteinerë.

Eksporti i babaneve ka qenë 21% e eksporteve të Ekuadorit dhe rreth 698 milionë dollarë në vit, por prej sanksioneve Rusia ka ndaluar marrjen e dërgesave.

Situata ka thelluar krizën e sektorit që edhe më parë përballej me çmime të ulëta blerjeje nga kompanitë.

Në ritmet aktuale vendi po eksporton 3 konteinerë në javë me 3,000 kuti 20 kilogramëshe secili.

62 vjeçarja Mireya Carrera, thotë se ka rritur banane prej 35 vjetesh në fermën e saj “Thalía”.

“Tani kam 7,000 tufa bananesh dhe nuk kam asnjë blerës,” thotë gruaja që punon në parcelën e saj 28-hektarëshe, duke u ankuar se nuk ka parë ndonjëherë krizë të tillë.

“Çdo vit kemi probleme me çmimet e ulëta, ndërsa tani nuk kam gjetur asnjë kontratë për të nxjerrë jashtë bananet”.

“Më mirë preferoj t’i fal sesa të shkojnë dëm” thotë Carrera duke shtuar se edhe punonjësit po largohen prej zvogëlimit të shpërblimit.

“I kuptoj shumë mirë ata, sepse edhe unë kam frikë se do të humbas gjithçka”, shton gruaja, me një zemërim të thellë për situatën e krijuar nga politikanët.

FOTO GALERI
1/9
Konflikti ka ngadalësuar ndjeshëm prodhimin në El Triunfo, qyteza e portit kryesor të Ekuadorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA