FOTOT/ Nga Ukraina në Amerikë, bota përmes fotove në një ditë

05/04/2022 18:38

Bota në këto momente po përjeton dhimbjen më të madhe, atë të masakrave njerëzore.

Në të njëjtin moment në vende të ndryshme të botës njerëzit përjetojnë situata të ndryshme. Lufta në Ukrainë është tema kryesore në botë.

Në foto shohim momente të ndryshme të cilat krijojnë larmishmëri ndjenjash duke nisur nga pikëllimi, adrenalina, lumturia dhe shpresa për të ardhmen. Foto nga vende të ndryshme të botës brenda një dite tregojnë se sa të ndryshëm jemi.

Fotoja e parë tregon një indigjen i cili kërkon të mbrojë tokën dhe të drejtat kulturore të cilat thuhet se kërcënohen nga qeveria e krahut të djathtë të Presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro.

Në Ukrainë nënë dhe vajza mbjellin tulipanë pranë një ndërtese të shkatërruar nga sulmet ruse.

Një foto e cila tregon shpresë për të ardhmen, pavarësisht situatës në të cilën ndodhen.
Në të njëjtën kohë vullnetarët nxjerrin nga fugoni trupa civilë të vrarë përpara se t’i çojnë në morgun e Bucha, rajon i Kiveit në Ukrainë.

Demoralizim dhe pikëllim mund të transmetojnë pamjet e pasojave që ka sjellë lufta.

Dy momente shprese të cilat i përkasin një akrobati i cili performon përpara një publiku në Kili dhe futbollisti i cili shpreson për fitore.

Në stacionin e trenit mbizotëron heshtja e cila flet shumë, nga refugjatët ukrainas tashmë të zhvendosur në Poloni.

Të gjithë kërkojnë shpresë për mbijetesë në Ukrainë, ashtu edhe qeni në një rajon të Kievit mban një pulë në gojë të cilën do ta konsumojë për të mbijetuar.

Të dënuarit në Ruanda tashmë nuk janë të lirë pasi janë të detyruar të ecin me rregullat e të tjerëve, nga ana tjetër aktivistët e veshur me kostume kanë vendosur të protestojnë për eliminimin e importeve të energjisë ruse pas veprimeve të fundit.

Nuk munguan as qytetarët të cilët protestuan kundër qeverisë për krizën ekonomike të vendit, në Sheshin e Pavarësisë në Colombo, Sri Lanka.

Viktimat e luftës po shtohen dita-ditës, ndërsa sulmet nuk kanë kursyer as mediat dhe fotografët të cilët janë në krye të detyrës.

Babai i fotografit ukrainas Maksim Levin, i vrarë në krye të detyrës në Ukrainë vendosi t’i japë lamtumirën e fundit gjatë funeralit të tij në Boiarka.

Muaji i Ramazanit simbolizon sakrificën dhe shpresën, ndërsa në foto një grua myslimane falet pasi ka ngrënë iftarin në xhami lagjet e vjetra të Delhit në Indi. Ajo ka vendosur të kutet në perëndimin e diellit me shpresën se gjithçka do të rregullohet.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA