Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se shqiptarëve iu është mohuar e drejta e votës në zgjedhjet presidenciale të Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shprehur shqetësimin për mospjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë.

“Sipas raportimeve, 6,000 shqiptarëve në Serbi i është mohuar e drejta e tyre themelore për të votuar, për shkak të fushatës së qëllimshme të spastrimit etnik përmes pasivizimit [v.j. të adresave të banimit] me mjete administrative”, ka shkruar Osmani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA