Negociatat e fundit mes palës ukrainase dhe asaj ruse në Stambolll të Turqisë javën e kaluar dhe më pas një bisedë online mes palëve lanë të kuptohet se një takim mes presidenteve është i afërt.
Por në një deklaratë të dielën negociatori rus Vladimir Medinsky la të kuptohet se Kremlini nuk ka më të njëjtin qëndrim. Ai tha se pozicioni i Rusisë për Krimenë dhe Donbasin nuk ka ndryshuar dhe se bisedimet për paqen nuk kanë ecur aq sa duhet për tu finalizuar me një takim Putin -Zelensky.
Ndërkohë negociatori ukrianas David Arakhamia u tha mediave të shtunën se Rusia u kishte dhenë një përgjigje zyrtare se ata respektojnë qëndrimin e Ukrainës në përgjithësi përveç çështjes së Krimesë.
Në rundin e fundit të negociatave direkte në Stamboll, negociatorët ukrainas u kanë paraqitur disa propozime rusëve për ndaljen e pushtimit, mes tjerash, ata kanë pranuar idenë e statusit neutral për vendin e tyre, që do të thotë heqjen dorë nga çdo përpjekje për anëtarësim në ndonjë aleancë të huaj ushtarake.
Në këmbim, ata kanë kërkuar garanci për sigurinë, nga vende të tjera, si: Kanadaja, Turqia, apo Izraeli. Rusia dhe Ukraina kanë filluar bisedimet që në më 28 shkurt, katër ditë pasi rusia ka nisur pushtimin .
Perëndimi ka thënë se deklaratat e Rusisë nuk duhet të merren për të mirëqena, ndërsa Ukraina ka thënë se nuk ka parë zvogëlim të aktivitetit ushtarak në terren.
Top Channel