19/12 09:12
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka mohuar pretendimet e Ukrainës se qindra civilë janë vrarë nga ushtarët rusë në Bucha.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se fotot dhe videot janë thjesht një provokim nga Ukraina dhe shton se të gjitha njësitë ushtarake janë larguar që të mërkurën nga Bucha.
Ukraina ka akuzuar ushtarët rusë për vrasjen e civilëve në rrugët e Bucha, dhe imazhet nga qyteti kanë tërhequr dënimin ndërkombëtar nga udhëheqësit perëndimorë.
Top Channel