Policia u alarmua nga valixhja e braktisur në mes të Fierit: Ishte harruar nga punonjësja e pastrimit të rrugëve

03/04/2022 10:34

Një valixhe u gjet e braktisur në qendër të Fierit dhe alarmoi policinë, por ishte bosh.

Policia rrethoi trotuarin pas njoftimit për valixhe të dyshimtë duke ndaluar qytetarët që t’i afrohen për të parë se çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë u njoftuan ekspertët dhe xhenierët për të zbardhur se çfarë ka brenda valixhes.

Nga këqyrja e kamerave dhe verifimeve nga shërbimet e Policisë, rezultoi se valixhja ishte bosh dhe ishte harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA