Ditën e sotme, i gjithë territori i vendit do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore reshje dëbore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet të ketë dobësim gradual të vranësirave duke sjellë dhe momente me kthjellime në orët e mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA