Ndarja e shqiptarëve në dy lista në garën për ulëse në Kuvendin e Serbisë po pritet të ndikojë në përfaqësimin e shqiptarëve në këtë institucion.

Shaip Kamberi akuzon Shqiprim Arfimin që garon me Alternativën për Ndryshim të Shqiptarëve për një marrëveshje me presidentin aktual serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas Kamberit, një mandat tjetër i Vuçiçit në krye të Serbisë do i dëmtojë më shumë shqiptarët.

Kandidati për një mandat tjetër në Kuvendin e Serbisë thotë që politikat e presidentit aktual si ajo e pasivizimit të vendbanimeve për shqiptarët e Luginës së Preshevës janë spastrim etik

Shaip Kamberi me Koalicionin e Shqiptarëve të Bashkuar synon të marrë tre ulëse në parlamentin e Serbisë duke shtyrë përpara çështje si njohja e diplomave të Kosovës, lufta ndaj spastrimit etnik administrativ e diskriminimit në institucione shtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA