Kreu i një komune në një fshat në Kiev Olha Sukhenko, i cili është rrëmbyer një muaj më parë nga forcat ruse, është gjetur i vdekur ditën e sotme.
Pasi forcat ruse u larguan nga Kievi, autoritetet vendase kanë filluar kërkimin e të humburve, ku u gjend edhe trupi i Sukhenkos, i cili është vrarë nga forcat ruse. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.
Vereshchuk tha gjithashtu se 11 drejtues të komunitetit lokal në rajonet e Kievit, Khersonit, Kharkiv, Zaporizhzhia, Mykolaiv dhe Donetsk janë rrëmbyer.
“Ne po informojmë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), OKB-në, të gjitha organizatat e mundshme, edhe për civilët e tjerë që janë zhdukur,” tha ajo.
Ajo gjithashtu u bëri thirrje “të gjithëve të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’i rikthyer ata”.
Top Channel